Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Si mund të dhurojë ndërmarrja ime? PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Donacioni juaj tregon se jeni qytetar i mirë korporativ, se ndërmarrja juaj kujdeset për njerëzit dhe bashkësinë ku vepron. Me donacionin krahas asj se i ndihmoni atyre që kanë nevojë, e ndërtoni edhe vetëdijen te punësuarit tuaj, por edhe moralin e tyre. MCMS angazhohet dhe e mbështet përgjegjësinë shoqërore të ndërmarrjeve. Në këtë drejtim ka realizuar mbështetje afatgjate financiare për aktivitetet e veta nga ndërmarrjet.

Duke filluar nga viti 2007 MCMS bashkëpunon me Sokotab, ndërsa më vonë edhe me Filip Moris për rekonstruimin e më shumë shkollave fillore në mjediset rurale, rregullimin e oborreve të tyre, si dhe për furnizimin e mjeteve shkollore dhe pajisjeve në kuadër të Projekteve për modernizimin e arsimit.

Si mund të dhuroni për MCMS-në?

  • Me donacione të njëhershme ose të rregullta (mujore dhe vjetore) në të holla për aktivitetet e MCMS
  • Me partneritet afatgjatë me MCMS-në për mbështetje financiare të aktiviteteve me interes dhe fushë veprimi të përbashkët
  • Me dhurimin e një pjese të ardhurave nga prodhimet dhe/ose shërbimet tuaja për aktivitetet e MCMS
  • Me dhurimin e prodhimeve dhe/ose shërbimeve tuaja
  • Me organizimin e ngjarjeve bamirëse (për shembull për shënimin e përvjetorëve tuaj)
  • Me alocimin e një pjese nga koha e të punësuarve tuaj për aktivitetet e MCMS

Nëse donacioni juaj është për ndonjë projekt tonë me interes publik mund ta shfrytëzoni nxitjen tatimore, zvogëlimin e bazës tatimore, në pajtim me Ligjin për donacione dhe sponsorizime në veprimtari publike. Nxitja tatimore ka të bëjë me tatimin në fitim dhe në mënyrë adekuate është me shumën e donacionit/sponsorizimit të dhënë nga ajo shumë ku nuk e kalon kufirin prej 5% për donacione dhe mbi 3% për sponsorizime nga të ardhurat tuaja të përgjithshme.

Ne do t’i përgatisim dokumenteve nevojshme dhe do ta udhëheqim procedurën për fitimin e nxitjeve tatimore.

Na kontaktoni në Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë

Si të dhuroni?

  1. Lidhni marrëveshje me MCMS
  2. Jepni donacion MCMS-së
  3. MMCMS ju jep vërtetim për donacionin e paguar dhe e zbaton procedurën për fitimin e nxitjes tatimore.
  4. Ministria e Drejtësisë jep vendim me të cilin vërtetohet interesi publik.
  5. Nxitjet tatimore i prezantoni në bilancin tatimor pas parashtrimit të llogarisë vjetore për vitin e kaluar kalendarik.

Zgjidhni për çka do të dhuroni:

 

Проекти

Civica Mobilitas

 

Tacso

E re

Се наоѓаш тука  : Fillimi Mbështetje Dhuro Si mund të dhurojë ndërmarrja ime?