Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Çfarë duhet të dini PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Çfarë është vullnetarizmi? Si është e rregulluar praktika?

Vullnetarizmi është veprim i njerëzve të cilët investojnë në kohë, punë, njohuri dhe/ose punë për të mirën e tjerëve dhe për dobinë e bashkësisë pa pritje që të paguhen ose të kenë përfitim tjetër.

Në Republikën e Maqedonisë vullnetarizmi është rregulluar me    ЗLigji për vullnetarizmin (Gazeta zyrtare nr. 85/07). Me ligjin janë rregulluar termet për vullnetarizëm, vullnetar dhe organizues i punës vullnetare; kushtet dhe mënyra e kryerjes së vullnetarizmit; të drejtat dhe obligimet dhe organizuesin e vullnetarizmit; marrëveshja për vullnetarizmin dhe udhëheqja e evidencës së punës vullnetare; dhe kryerja e mbikëqyrjes.

Në Ligjin për vullnetarizmin është definuar si “dhënia vullnetare e shërbimeve, njohurive dhe shkathtësive personale dhe/ose kryerja e aktiviteteve tjera në dobi të personave tjerë, organeve, organizatave dhe institucioneve tjera, pa kompensim”. Vullnetari është definuar si “person fizik i cili jep shërbime, shkathtësi dhe njohuri në dobi të personave tjerë, organeve, organizatave dhe institucioneve tjera, në bazë vullnetare dhe pa përfitime financiare ose të tjera”.

Kompensimi i shpenzimeve për ushqim dhe transport deri dhe nga vendi i vullnetarizmit paguhet në lartësi deri në 15% nga rroga mesatare në Maqedoni të paguara për vitin e kaluar në pajtim me    Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vullnetarizëm. Kohëzgjatja e vullnetarizmit në MCMS është prej një deri në tre muaj.

Mësimi praktik është rregulluar me Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsimin e lartë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 103/08). Në pajtim  me këtë ligj, studenti në çdo vit studimi është i obliguar të vizitojë mësim praktik që nuk mund të jetë më i shkurtë se 30 ditë, si një nga kushtet për regjistrim të vitit të ardhshëm studentor. Mënyra dhe kushtet e organizimit të mësimit praktik janë rregulluar edhe me statusin e institucionit të lartë arsimor. MCMS është i hapur për bashkëpunim me institucionet e larta arsimore.

 

Проекти

Civica Mobilitas Tacso

E re

Се наоѓаш тука  : Fillimi Mbështetje Inkuadrohu Çfarë duhet të dini